Shkurt.ch

Fitojnë Luginbühl dhe Stöckli, dështon Amstutz

Politikani i Partisë Popullore të Zvicrës (SVP-UDC), Adrian Amstutz ka dështuar për të siguruar edhe një herë vendin në parlament

Në raundin e dytë të zgjedhjeve në Kantonin e Bernës, për Dhomën e kantoneve të Parlamentit Nacional të Zvicrës, kanë fituar përfaqësuesi i Partisë Demokratike Borgjeze (BDP-PDB) Werner Luginbühl dhe ai Partisë Socialdemokrate (SP-PS) Hans Stöckli.

Befasi e këtyre zgjedhjeve ka qenë dështimi i politikanit të njohur të Partisë Popullore të Zvicrës (SVP-UDC), Adrian Amstutz për të siguruar edhe një herë vendin në parlament, të cilin e kishte më parë.

Luginbühl ka fituar 216.685 vota ndërsa Stöckli 166.990 sish. Nga ana tjetër, humbësi i zgjedhjeve, Adrian Amstutz ka fituar 145.787 vota, që nuk i kanë mjaftuar për tu rizgjedhur.

“Stöckli in Stöckli”, shkruajnë mediet zvicerane duke bërë një kombinim fjalësh në mes të emrit të Hans Stöckli-t dhe emrit popullor të Dhomës (këshillit ) të Kantoneve, që në të folmen gjermane të Zvicrës njihet si “Stöckli”.