Fun
Fitoi lotarinë si 17-vjeçare, por jeta i është shkatërruar
Pasi dështoi për këtë, ajo pati idenë të hapte një faqe interneti e të kërkonte kandidatë që do të pranonin të ishin i dashuri i saj për 70 mijë euro në vit
Personi më i ri që ka fituar lotari në Britani është një vajzë e quajtur Xhejn Park. Ajo fitoi rreth 1.25 milionë dollarë kur ishte 17 vjeçe, tani që është rritur është penduar e thotë që ishte shumë e re në moshë për t’u përballur me një pasuri të tillë.
Vajza këmbëngulte që lotaria i kishte shkatërruar jetën. Ndihej 10 herë më keq se para se të fitonte. “Jeta ime do të kishte qenë shumë më mirë po të mos kisha fituar”, tha 21 vjeçarja, duke shtuar që e merrte malli për kohën kur lodhej për të fituar rrogën në fund të muajit, dhe se blerjet nëpër dyqane tani i janë bërë të mërzitshme.
Ajo thotë që lotaria i ka vështirësuar punën për të gjetur një të dashur që nuk e do për para, transmeton “TCH”.
Ajo thotë se dështimet në dashuri kanë qenë aq të shumta, sa ka paguar një psikologe që ta bëjë “grua për shtëpi” e që të tërhiqte vetëm meshkuj që ta donin vërtet, përcjell albinfo.ch.
Pasi dështoi për këtë, ajo pati idenë të hapte një faqe interneti e të kërkonte kandidatë që do të pranonin të ishin i dashuri i saj për 70 mijë euro në vit. Kështu do të kishte mundësinë që ta zgjidhte me kujdes personin që do të rrinte të paktën një vit me të.
Dhe pas këtij njoftimi, Xhejn thotë që i erdhën mesazhe pa fund në të gjitha rrjetet shoqërore me djem që donin të bëheshin i dashuri i saj. Ofruesit kishin dërguar mesazhe që nga Rusia, Amerika e Gjermania.
Përveç kësaj, ndjekësit në Instagram janë dyfishuar. Ajo nuk ka treguar ende nëse e ka zgjedhur një djalë, por ditët e fundit postoi një foto ku tregonte që po shihte TV në shtëpi me një shok. Kështu që gjuetia ndoshta ka mbaruar.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor