Lajme
Finlanda mbyll katër pika kufitare me Rusinë
Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, ka njoftuar se vendi do t’i mbyllë katër pika kufitare me Rusinë.
Ai ka njoftuar se katër pika kufitare në jug do të mbyllen nesër në mesnatë, ndërsa dy në veri do të qëndrojnë të hapura për aplikimet për azil, përcjell albinfo.ch.
Një vendim i tillë vjen pasi Finlanda ka parë një rritje të rasteve të kalimeve ilegale nga Rusia ditët e fundit, shumicën e rasteve nga qytetarë të shteteve të treta, teksa Orpo e ka akuzuar Rusinë se qëllimisht po i ndihmon njerëzit pa dokumente adekuate që të kalojnë kufirin me Finlandën, shkruan DW.
Orpo u shpreh se pikat kufitare Vaalimaa, Nijiamaa, Niirala dhe Imatra do të mbyllen ndërsa në këto pika në juglindje të vendit janë parë rritje të kalimeve ilegale nga qytetarët nga shtetet si Siria, Jemeni e Iraku.
Pikat kufitare në Salla dhe Vartius, në veri, do të mbesim të hapura për azilkërkuesit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës