Kosova

Fillon seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Sapo ka filluar seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në këtë seancë, që filloi me 35 minuta vonesë, janë në rend dite tri pika:

-Deklarimet jashtë rendit të ditës,

-Pyetjet parlamentare, dhe

-Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare, ka njoftuar zyra për medie e Kuvendit.

Po ashtu, në fillim të seancës është bërë zëvendësimi i deputetëve me të përzgjedhurit si anëtarë të Qeverisë.