Maqedonia

Fillon fushata zgjedhore në Maqedoninë Veriore

Në Maqedoninë e Veriut prej sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Po ashtu deri më 22 prill në mesnatë vijon fushatat për zgjedhjet presidenciale.

Fushata për zgjedhjet parlamentare do të zhvillohet edhe gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale që mbahen më 24 prill, transmeton albinfo.ch.

Qeveria maqedonase në seancën e djeshme vendosi që datat 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) të jenë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.