Shkurt.ch

Fillon Festivali i Filmit në Solothurn

Hapjen solemne e ka bërë presidentja e vendit, Eveline Widmer Schlumpf

Është hapur dje festivali i 47 vjetor i filmit artistik të Zvicrës, në Solothurn. Hapjen solemne e ka bërë presidentja e vendit, Eveline Widmer Schlumpf.

Filmi i parë i shfaqur në këtë festival, ka qenë “Ein wenig Dällebach Kari”, i regjisorit Xavier Koller.

Vitin e kaluar, festivalin në Solothurn e kishin ndjekur 55 mijë veta. Edhe këtë vit pritet numër i madh i vizitorëve, ndërsa festivali përfundon në ditën e tetë, me ndarjen e çmimeve.

Deri më 26 janar do të shfaqen 200 filma të shkurtër dhe të gjatë në programin “Panorama”. Programi “retrospektiva” i është kushtuar aktores zvicerane Marthe Keller.

Për herë të parë nga themelimi i tij, ky festival sivjet drejtohet nga një femër, gjegjësisht nga Seraina Rohrer.