Kosova

Figurat më të votuara në Kosovë, në krye të shtetit

Para pak javësh Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Në të mirë të tij kanë votuar 69 deputetë, derisa 33 deputetë kanë votuar kundër

Konjufca është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje derisa në sallë në momentin e votimit ishin 113 deputetë.

Deputetët e kuvendit të Kosovës kohë më parë votuan për Qeverinë e re të Kosovës me kryeministër Albin Kurti. Qeveria Kurti mori 67 vota për dhe 30 kundër.

Albin Kurti në vitin 2019 ishte zgjedhur kryeministër, por, vetëm pas 50 ditë qeverisje, ai me një mocion mosbesimi u rrëzua nga partneri i atëhershëm qeverisës, LDK-ja. Lëvizja Vetëvendosja u rikthye në qeverisje duke e rritur numrin e deputetëve në 58, nga 29 sa kishte në zgjedhjet e vitit 2019.

Nga ana tjetër, politikania më e votuar nga zgjedhjet në historinë e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, më në fund, siguroi edhe votat e deputetëve për t’u zgjedhur Presidente.

Osmani  u zgjodh në raundin tretë që ishte final për përcaktimin e presidentit të ri të vendit.

Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë,  ndërsa Osmani mori 71 vota për dhe 11 të pavlefshme, të nevojshme për kreun e shtetit.