Futboll

FIFA po shqyrton rregullin e ri të penalltive

FIFA po konsideron të prezantojë një ‘ndryshim të rregullave kundër Emiliano Martinez’ që do të parandalojë një portier të shpërqendrojë ose të flasë me lojtarin kundërshtar që ekzekuton një penallti. Bordi Ndërkombëtar i FA ka një mbledhje të ardhshme në Londër të shtunën, ku pritet të rishikojnë rregulloret aktuale brenda lojës.

Dhe pas finales së Kupës së Botës të vitit të kaluar midis Francës dhe Argjentinës, duket se një nga ndryshimet e mundshme të rregullave lidhet me veprimet e diskutueshme të Martinezit në gjuajtjet e penalltive.

30-vjeçari përdori ‘lojëra mendjesh’ për t’i hequr besimin kundërshtarëve. Në fakt, ai e detyroi gjyqtarin Szymon Marciniak të ndërhynte me mirësjellje teksa tentoi të futej në kokën e Kingsley Coman.

Gjestet e Martinezit vazhduan ndërsa ai u përpoq të përballej me Kolo Muanin, por nëse rregulli i ri hyn në lojë, atëherë argjentinasi do të duhet të ri-mendojë taktikat e tij kur vjen puna për të pritur goditjet nga pika e bardhë.

Sipas gazetës Marca, IFAB është gati të qëndrojë kundër një sjelljeje të tillë kur të takohen më 4 mars.