Lajme

Fibula Swiss njofton për rezervimet pas falimentimit të FTI Touristik

Kompania Fibula Swiss përmes një njoftimi ka bërë të ditur se duke pasur parasysh ngjarjet e fundit rreth procedurave të falimentimit të FTI Touristik GmbH, Fibula Swiss nuk dëshiron të lërë vetem partnerët e agjencive të udhëtimit dhe klientët e tyre.

Të gjithe ata qe kanë rezervime tek FTI, mund të na kontaktojnë dhe ne do t’i ndihmojmë që të rezervojne të njëjtën paketë.Nëse një rezervim Fibula me data të njëjta udhëtimi si një rezervim i anuluar FTI është më i shtrenjtë me çmimin aktual ditor, Fibula do të përpiqet të mundësojë një çmim të krahasueshëm. Për këtë qëllim, Fibula do të kontaktojë drejtpërdrejt me hotelet për të aplikuar zbritjet e duhura. Fibula premton se do të bëjë gjithçka për të arritur një ulje çmimi e per te ndihmuar klientët”, thuhet në njoftimin e kompanisë.