Kosova

FFK del me njoftim për biletat e ndeshjes Kosovë – Izrael

Pas njoftimit të UEFA-s për shtyrjen për kohë të pacaktuar të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak të situatës së krijuar së fundmi në Izrael, ku është shpallur gjendje lufte, Federata e Futbollit të Kosovës do të rimbursojë të gjithë ata që kanë blerë bileta.

“FFK informon të gjithë personat të cilët kanë blerë biletat për këtë ndeshje, se mjetet do t’u rimbursohen automatikisht në periudhën kohore brenda 7 ditësh, në llogaritë bankare përmes së cilave i kanë blerë biletat. Në rast se pas 7 ditësh ju nuk i keni pranuar mjetet në llogari, ju lutem kontaktoni në email: [email protected] ose [email protected]”, thuhet në njoftimin e Federatës, përcjell albinfo.ch.