Shkurt.ch

Fëmija e 7 miliardtë lindet në Filipine

Foshnja me “numër rendor” 7.000.000.000 është lindur dy minuta pas mesnatës në një spital të Manila-s në Filipine. Danica May Camacho quhet vajza, për të pritur lindjen e të cilës në spitalin e Manilës kishin shkruar edhe përfaqësues të OKB-së.

Në mesin e personaliteteve prominente, në spital ishte edhe fëmija i 6 miliardët i botës, sot 12 vjeçarja Lorrize Mae Guevarra.

Me lindjen e saj, Danica May Camacho fiton një bursë për të studiuar kur të mbushë moshën, ndërsa prindërit e saj fitojnë një ndihmë financiare për të themeluar një biznes.