Lajme

Federata e Mjekëve pasqyron protokollin suedez të trajtimit të virusit

Mjeku shqiptar nga Suedia ofron protokollet më të reja të trajtimit COVID-19

Federata e Mjekëve nga Diaspora ofron protokollet më të reja të trajtimit COVID-19 për shëndetësinë shqiptare, shkruan albinfo.ch.

Tashmë është publikuar edhe protokolli suedez i terapisë së COVID-19, përpunuar nga Dr. Refet Nura, mjek specialist i Mjekësisë Interne, Suedi.

Duke qenë që Shqipëria ka një situatë jo të mirë të infektimeve, Federata ka sjellë disa protokolle të shteteve më të fuqishme në fushën e mjekësisë, me të vetmin qëllim, që t’u ndihmojë mjekëve shqiptarë që të kenë më të lehtë trajtimin e Covid-19.

Kujtojmë se ditë më parë, protokolli amerikan i terapisë së COVID-19 është përpunuar nga doktoresha shqiptare, Zana Nikolla, Specialiste e Gastroenterologjisë-New York, USA. Po ashtu edhe protokollet britanike janë pasqyruar nga Dr. Besnik Nurboja, mjek specialist i Urgjencës-Londër, Angli. Federata ofron protokollet më të reja të trajtimit COVID-19 Shëndetësisë shqiptare dhe pacientit shqiptar, shkruan tutje albinfo.ch.

Fotografia e Federata Europiane e Mjekeve