Futboll

FC Dardania Lausanne ngritet një ligë më lart

Klubi futbollistik FC Dardania Lausanne është ngritur në ligën e dytë Ndërrajonale të Zvicër (2 Interregional). Kjo vjen pas fitores minimale 0:1 në ndeshjen e dytë të barazhit, kundër vendasve të FC Allschwil-it, në Basel, përcjell albinfo.ch.

Ekipi i shqiptarëve nga Lozana është skuadra e katërt shqiptare që në sezonin 2023/24 do të garojë në ligën e dytë të Zvicrës, bashkë me FC Prishtinën e Bernës, FC Besën e Biel/Bienne-s dhe KF Dardaninë e St. Gallen-it, përcjell albinfo.ch.