Shkurt.ch
Fati i Jura-s i lihet votës së popullit
49 komunat krahas Kantonit Jura, vendosin në të ardhmen nëse duan t`i bashkohen Jura-s apo të mbeten me Bernën
Bisedimet e paralajmëruara për të hënën (dje) rreth fatit të tre rretheve të regjionit Jura që bëjnë pjesë në Kantonin e Bernës, kanë përfunduar me sukses. Këto rrethe që përfshijnë në vete 49 komuna frankofone , krahas Kantonit Jura, mund të vendosin në të ardhmen nëse duan t`i bashkohen kantonit Jura apo të mbeten me Bernën.
Këtë mund ta bëjnë qytetarët e atjeshëm përmes referendumit, kanë vendosur përfaqësuesit e dy kantoneve dhe ata të federatës.
Konkretisht kjo do të dukej kështu: nëse të dyja palët, (dmth. Kantoni Jura dhe bashkësia e rretheve të Jurës së Bernës) thonë Po, atëherë gjithçka shkon sipas procedurës së rregullt. Pra, themelohet kantoni i ri i përbashkët. Por nëse njëra palë thotë Jo, atëherë formimi i kantonit të ri si tërësi (rritja e kantonit Jura me 3 rrethe të reja) hiqet nga rendi i ditës.
Mirëpo, edhe pas një rasti të tillë, komunat e Jura-s që bëjnë pjesë në Kantonin e Bernës do të mund të përcaktohen veç e veç, me referendum për bashkimin e tyre me kantonin Jura ose për mbetjen me kantonin e Bernës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës