Shkurt.ch

Familja zvicerane shpenzon 1185 franga për ushqim

Pasi të hiqen të gjitha shpenzimet e domosdoshme, një familjeje zvicerane i mbeten 1160 franga në muaj për kursim

Zviceranët shpenzojnë për ushqim mesatarisht 1185 franga në muaj për familje ose amvisëri. Këtë mesatare e ka nxjerrë Enti Federal për Statistikë në studimin e publikuar sot, që flet për gjendjen e vitit 2009.

Sipas konstatimeve të studimit, përkundër shpenzimeve të shumta, zviceranëve mesatarë u mbeten mjaft të holla për kursim.

Më shumë se për ushqim, familja mesatare zvicerane paguan për banim dhe energji, gjegjësisht 1495 franga, që është 16 për qind e të ardhurave bruto. Ndërsa ushqimi merr 13% të të ardhurave bruto të familjes zvicerane. Këto të ardhura llogariten 9369 franga, ndërsa neto ato bien në 6650 franga.

Marrë mesatarisht, pasi të hiqen të gjitha shpenzimet e domosdoshme, një familjeje zvicerane i mbeten 1160 franga në muaj për kursim.