Shkurt.ch

Falsifikon me foton e Jack Nicholsonit

Braziliani 41 vjeçar me dokumentin e falsifikuar ka provuar të hapte një llogari banke dhe, normalisht është kapur nga policia

Nuk ka gjetur fotografi më të përshtatshme për të falsifikuar pasaportën etj, se sa foton e aktorit të famshëm Jack Nicholson. Dhe, këtë e ka bërë pa pasur as ngjashmërinë më të vogël me aktorin.

Braziliani 41 vjeçar me emrin Joao Pedro dos Santos me dokumentin e falsifikuar ka provuar të hapte një llogari banke dhe, normalisht, siç njofton CNN, është kapur nga policia.

Policia, pas arrestimit, ka gjetur te falsifikatori i pafat edhe gjashtë pasaporta të ndryshme, një numër çeqesh dhe kartash krediti etj.