Shkurt.ch
Falë mashtrimeve, 14-vjeçari jetonte si princ
Një djalosh 14 vjeç përfitonte nga shitja fiktive në on-line (eBay) dhe jetonte në kushte jashtëzakonisht të mira. Nëna e tij akuzon bankën për mbështetje të sjelljes së djalit të saj.
Një nënë australiane ka hapur procedurë ligjore kundër katër bankave më të mëdha në vend, duke kërkuar dëmshpërblim si dhe falje zyrtare.
Ajo fajëson bankat për pastrimin e një shume rreth 200.000 franga të fituara falë orkestrimit të paligjshëm të djalit të saj 14 vjeç, i cili shiste mallra fiktive në eBay, tregon gazeta Sydney Morning Herald.
Sipas nënës, Bankat Commonwealth Bank, ANZ, Westpac dhe NAB kanë treguar një “sjellje të papranueshme”, duke i dhënë djaloshit të saj një duzinë kontosh bankare si dhe karta kreditesh, pa respektuar ligjin për “të gjitha kontrollet e rregullta”.
Mashtrime të shumta
Ishte një djalë i zgjuar, thotë nëna e djaloshit nën mbulimin e anonimitetit. Ai ka arritur të gjejë gabime në sistem dhe dinte se si të përfitojë nga kjo financiarisht. Si përfaqësuese ligjore e djalit tim, unë i lajmërova bankat duke u kërkuar atyre të mos i japin më konto të reja, por ato nuk më dëgjuan asnjëherë.
Nëna e kishte marrë vesh mashtrimin pasi kishte rënë në një fletore, ku raportoheshin mijëra dollarë në transaksione me klientët në eBay. Të hollat ishin paguar në llogaritë bankare të ndryshme për blerje të laptopëve, telefonave dhe mallra të ndryshme fiktive.
Pasi që kishte mashtruar Bankën Commonwealth me një certifikatë lindjeje të një miku për të hapur një konto llogarie, biri i saj, tani në moshë 19 vjeç, kishte arritur shumë lehtë të hapë të tjera konto llogari në shumë banka të ndryshme dhe institucione.
Policia demaskoi më në fund djaloshin, pas shqyrtimit të disa mashtrimeve të cilat ishin të përmbledhura në IP adresën e tij.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor