Muzikë

Ermonela Jaho do të mbajë koncert madhështor në Tiranë

‘Rikthimi i Dallëndyshes’ rikthen Ermonela Jahon tek rrënjët e saj, prezantohet koncert madhështor në TKOB

Sopranoja shqiptare e njohur në botë, Ermonela Jaho, dhe tenori amerikan, Charles Castronovo, do të prezantojnë koncert madhështor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, në Tiranë, përcjell albinfo.ch.

Koncert i titulluar “Rikthimi i Dallëndyshes”, i cili do të udhëhiqet nga dirigjenti Jacopo Sipari di Pescasseroli, shënon rikthimin e sopranos së mirënjohur Jaho në atdhe, pas performancave të saj të jashtëzakonshme ndërkombëtare.

Lajmi është bërë i ditur nga TKOB, përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Krenaria jonë në çdo skenë ndërkombëtare lirike, Ermonela Jaho, pasi ka “shtegtuar” në mbarë botën, rikthehet aty ku nisi gjithçka: në Shqipëri. Më 4 gusht, në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, së bashku me tenorin amerikan, Charles Castronovo, në një mbrëmje për të mos u humbur”, thuhet në njoftim.

Thuhet se koncerti mbahet më 4 gusht, në orën 20:00, në Teatrin e Operas dhe Baletit, Tiranë.

‘Rikthimi i Dallëndyshes’ rikthen Ermonela Jahon tek