Shkurt.ch
Emigrantët më biznesmenë sesa gjermanët
Shtatë për qind e rreth 15 milionë qytetarëve të huaj, që jetojnë në Gjermani, kanë hapur biznesin e tyre privat
Në tre-katër vitet e fundit, shtatë për qind e rreth 15 milionë qytetarëve me origjinë të huaj, që jetojnë në Gjermani, kanë hapur kompanitë, apo biznesin e tyre privat. Për vite me radhë turqit përbëjnë pjesën më të madhe në mesin e atyre, që themelojnë firma private.Këto janë rezultatet e një studimi të Institutit për Tregun e Punës dhe Punësimit (IAB), transmeton DW. Qytetarët gjermanë ishin më pak se pesë për qind. Të huajt, që jetojnë në Gjermani, ngrenë kryesisht kompani në fushën e shërbimeve, thotë për DW, profesoresha Elizabeth Müller nga Shkolla e Frankfurtit për Menaxhimin e Financave.
Ajo ishte drejtuesja e një studimi, që u botua kohët e fundit në emër të Qendrës për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW). „Është e vërtetë se emigrantët janë kryesisht të vetëpunësuar në sektorët e shërbimit, të gastronomisë dhe të tregtisë. Kështu, për shembull tipik është restoranti italian, apo qebaptorja, por edhe dyqanet ushqimore në zonat e banuara”, thotë Müller.
Një arsye, që shumë emigrantë guxojnë të ndërmarrin një nismë të tillë është papunësia. „Shkalla e papunësisë në radhët e emigrantëve është më e lartë, sesa tek shtetasit gjermanë“ sqaron drejtuesja e studimit të Qendrës për Kërkime Ekonomike Evropiane.
Sipas studimit të Qendrës për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) qytetarët gjermanë janë më pesimistë në drejtim hapjes së një biznesi të pavarur dhe kanë më shumë frikë t’u hyjnë rreziqeve sesa qytetarët nga vende të tjera.
Po ashtu sipas studimit del se në radhët e emigrantëve janë më të shpeshta rastet e biznesit familjar, pra si rasti i Natalias, ku anëtarët e familjes ndihmojnë në biznes.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor