Kosova

Emërohet atasheu i parë i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës në Zvicër

Nënkoloneli Besim Gashi, është akredituar zyrtarisht si Atashe i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës në Konfederatën e Zvicrës.

Për postin atë e ka uruar Ambasadori i Kosovës në Zvicër.

“Ambasadori Latifi i ka ururar sukses në punën e tij Nënkolonel Gashit, i cili do të ushtroj funksionon si Atashe jo-rezident0, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Bernë.

Akreditimi për herë të parë i atasheut të mbrojtjes në Zvicër, është shenjë e thellimit të bashkëpunimit me Zvicrën edhe në sferën e mbrojtjes.