Lajme

Elon Musk do t’i japë 6 miliardë dollarë për luftimin e varfërisë, por ka një kusht

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, me mbi 300 miliardë dollarë, është gati të shpenzojë 6 miliardë dollarë për t’i dhënë fund urisë në botë, por me një kusht.

OKB-ja duhet të tregojë se ku do të shkojnë fondet dhe të provojë se si do të mund ta zgjidhë problemin, shkruan Ansa, transmeton Albinfo.ch.

Hapja e kësaj polemike vjen pas komentit të drejtorit të Programit Botëror të Ushqimit (WFP), David Beasley, i cili në një intervistë për CNN ditët e fundit kishte sfiduar miliarderët Musk dhe Jeff Bezos për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit të urisë në botë.

“Gjashtë miliardë për të ndihmuar 42 milionë njerëz në rrezik vdekjeje. Nuk është kaq e komplikuar”, kishte deklaruar Beasley disa ditë më parë.

Nuk vonoi edhe përgjigjja e Musk në Twitter.

”Nëse WFP-ja mund të përshkruajë këtu në Twitter saktësisht se si 6 miliardë do të zgjidhin urinë në botë, unë shes menjëherë aksionet e ‘Tesla’-s. Por, publiku duhet të shohë saktësisht se si shpenzohen ato”, tha Musk.