Koronavirusi: çast pas çasti
Eksperti shqiptar: Cila do të jetë kostoja e koronavirusit për ekonominë zvicerane
Se cilët janë skenarët e mundshëm të kostos së kësaj krize, edhe këtu ne vetëm mund të aludojmë në parametra të cilët janë aktuale e duke ndodhur në Zvicër, ose në ndonjë shtet tjetër.
Nga këto që pamë gjatë këtyre javëve të fundit, rezulton se sistemet tona ekonomike janë më të brishta se sa menduam ne.
Përpos numrit të lartë të vdekjeve, gjithnjë e në rritje, si dhe çrregullimit të miliona jetëve anë e kënd globit, dëmet ekonomike do të jenë shumë të mëdha, dhe për shumë kë të papërballueshme.
Me të drejtë, ndërmarrësit duhet të jenë të brengosur se si do të ndikohen kompanitë e tyre nga kjo krizë, dhe çfarë duhet të ndërmarrin ata në mënyrë që sa më lehtë t’i përballojnë këto sfida.
Në një situatë të imagjinueshme, kriza tipike ekonomike ndahet në tri faza elementare. Faza e parë është ajo e reagimit, në të cilën fazë kompania mirret me situatën aktuale dhe mundohet të administroj kontinuitetin e saj. Faza e dytë është ajo e rigjenerimit, nga e cila situatë kompania mëson nga kriza dhe del edhe më e fortë prej kësaj situate. Faza e fundit është ajo e lulëzimit, në të cilën fazë kompania tashmë është e përgatitur mirë dhe e ristrukturuar për të funksionuar tashmë në standardin e ri, të vendosur nga kriza në të cilën kaloi.
Recesionet ekonomike, që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, zakonisht kanë ardhur si rezultat i tri ngjarjeve të mundshme: a) gabimeve në hartimin e politikave ekonomike, b) shoku (tronditja) e naftës, ose c) fryrjet financiare (fryrje artificiale çmimesh, financial bubble).
Recesioni i fundit ekonomik, si rezultat i epidemisë COVID 19, paraqet një kategori të re; tronditje globale shoqërore. Kjo që po kërkon edhe qasje të veçantë në trajtim të problemeve për udhëheqësit e ndërmarrjeve.
Cilat mund të jenë kostot ekonomike për Zvicrën nga Koronavirusi
Këshilli federal tash së fundmi ka rritur ne 42 miliardë CHF, asistencën financiare për ta përballuar këtë krizë. A do të thotë se kjo shumë është e mjaftueshme për të tejkaluar këtë krizë, ne nuk e dimë atë?! Se cilët janë skenarët e mundshëm të kostos së kësaj krize, edhe këtu ne vetëm mund të aludojmë në parametra të cilët janë aktuale e duke ndodhur në Zvicër, ose në ndonjë shtet tjetër.
Skenari i parë është nëse i marrim për bazë shifrat aktuale në Zvicër. Kjo nëse nuk përkeqësohet më shumë, kostoja e krizës arrin vlerën diku 12 miliardë CHF në muaj. Megjithatë, ky është një skenar mjaft optimist, dhe shteti nuk duhet të mbështesë politikat e veta në këto parashikime.
Skenari i dytë është ai i një mbylljeje më gjithëpërfshirëse të ekonomisë, duke pasur parasysh fazën që është duke kaluar Italia tani. Kjo do t`i kushtonte Zvicrës përafërsisht rreth 30 miliardë CHF në muaj. Nëse kjo situatë do të vazhdonte për gjatë gjithë vitit, atëherë kjo do t`i kushtonte Zvicrës më shumë se gjysmën e total Bruto Produktit të Përgjithshëm të saj.
Skenari i tretë, mbyllja totale e ekonomisë, është edhe gati i pamundur. Me mbylljen totale të ekonomisë nënkuptohet se edhe sistemi shëndetësor, furnizimet ushqimore, si dhe institucione tjera vitale të shtetit duhet të ndalojnë.
Nga përvojat e krizave të shteteve të tjera që ishin më herët të prekura nga Koronavirusi mësojmë se nuk guxojmë të varemi nga shifra të parashikuara, se sa do të jetë kostoja e kësaj krize. Pra në këtë periudhë kohore nuk është e aq e rëndësishme për shtetin që të japë shifra lidhur me asistencat financiare. Mirëpo është shumë më e rëndësishme të jetë fleksibil dhe i gatshëm për të reaguar ndaj ndryshimeve.
Zëra të ndryshëm, nga ekonomist eminentë në Zvicër, pati që kjo shifër të arrijë në 100 miliardë CHF. Megjithatë, siç e cekëm edhe më lartë, gatishmëria e qeverisë për të reaguar dhe fleksibiliteti i saj është shumë më i rëndësishëm në këtë situatë. Askush nuk e di saktësisht se sa do të zgjasë kjo krizë, dhe se çfarë do të jenë përmasat e saj ekonomike.
Cilat mund të jenë pasojat tjera nga COVID 19, e që mund të kenë ndikim në jetët tona.
Sipas Znj. Deborah Tannen, profesoreshë e linguistikës në Universitetin Georgetown, prania në hapësira publike mund të bëhet jo e domosdoshme ose, dhe jo shumë e mirëpritur. Në vend se të pyesim se ‘A ja vlen ta bëjmë këtë online, nëpërmjet internetit?’ ne do të pyesim se a ka ndonjë arsye më të fortë që këtë bisedë/takim ta bëjmë domosdoshmërisht me prezencën tonë. Paradoksi i komunikimit online do të jetë se: duke krijuar distancë, ne do të krijojmë më shumë lidhje, dhe kjo distancë do ti mbajë njerëzit më të sigurt (si psh. nga COVID)
You can’t shoot a virus
Si pasojë e luftërave të njëpasnjëshme që nga shekulli i kaluar, dhe tensioneve të tjera ndërmjet shteteve e popujve të ndryshëm, shpesh patriotizmi është pasqyruar me forcat e armatosura (grupe më të vogla apo individ pjesëmarrës në ato konflikte).
Ajo që ne këto ditë pam[ dhe po shohim është një realitet më ndryshe. Në vijën e parë të frontit nuk janë vet[m burra me uniforma ushtarake e me armatim të rëndë; por ata janë mjekët tanë; janë infermierët tanë; janë farmacistët, mësuesit, kujdestarët, nëpunësit e dyqanëve, punëtorët e shërbimeve komunale, punëtorët e dyqanëve ushqimore e furrave të bukës, e pronarët e bizneseve të vogla…
Pasi krejt kjo të kaloj, mbase do të na kujtohet që t’iu njohim kontributin e tyre, dhe të ju themi “Faleminderit për shërbimin tuaj”.
*Autori është ligjërues i ndërmarrësisë, në Zvicër
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave