Kosova
Edon Zhegrova tregon dy klubet e njohura italiane që i kishin bërë ofertë
Futbollisti shqiptar, Edon Zhegrova, po zhvillon një sezon mjaft pozitiv me Lillen në Ligue 1, duke u kthyer në njërin prej lojtarëve më të mirë në kampionat, përcjell albinfo.ch.
Ai ka qenë i ftuar në podcastin “Rruga e Re” që drejtohet nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku ka folur për fillimet karrierës, por edhe për ofertat.
Zhegrova ka treguar se si e kishte habitur menaxherin Arbër Shaqirin dhe babin e tij kur kishte refuzuar ofertat e Napolit dhe Atalantas sa ishte pjesë e Basel-it.
“Kemi qenë në një restaurant me babin dhe menaxherin tim, Arbrin. Edhe më thotë Arbri, “ke ofertë prej Napolit dhe Atalantas”. I kam pas dy ofertat në tavolinë. Unë i kam thënë që dua të qëndroj në Basel. Nuk dua të shkoj në Napoli e Atalanta”.
“Edhe më kanë shikuar këta dy të befasuar. Menaxheri më tha që nuk më ka ndodhur asnjëherë që lojtari t’i refuzojë dy ekipe të mëdha. Nuk e ndjeva që është momenti i duhur që të shkoja”, ka thënë Zhegrova.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor