Kosova
Easyjet që fluturonte për në Gjenevë, shmang përplasjen me veturën në aeroportin e Prishtinës
Ngjarja ka ndodhur më 20 qershor, siç del nga një deklaratë e publikuar të premten (sot) nga Bordi Zviceran i Hetimit të Sigurisë (Sust)
Një aeroplan Airbus A320 Easyjet ka shmangur përplasjen me një makinë në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, transmeton albinfo.ch. Automjeti i aeroportit ndodhej në pistë kur avioni po nisej për në Gjenevë.
Ngjarja ka ndodhur më 20 qershor, siç del nga një deklaratë e publikuar të premten (sot) nga Bordi Zviceran i Hetimit të Sigurisë (Sust).
Airbus me regjistrim zviceran HB-JXF mori lejen për t’u ngritur nga pista 35 pak pas orës 17:00. Ai ishte rrugës për në Gjenevë. Në të njëjtën kohë, në anën tjetër të pistës ndodhej një automjet i aeroportit, shkruan sda.ch.
Avioni fluturoi mbi makinë në një lartësi të mjaftueshme, thuhet në deklaratë. Prandaj u shmang një përplasje me makinën.
Në njoftimin e dhënë nga Sust nuk thuhet se sa njerëz ishin në bordin e avionit në momentin e incidentit. Airbus-i në fjalë ka hapësirë për 186 pasagjerë, përcjell albinfo.ch. Komisioni përgjegjës i aviacionit të Kosovës ka hapur një hetim.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës