Lajme

EasyJet do të ndalojë vendosjen e bagazhit në bord

Të gjithë pasagjerët mund të sjellin një çantë të vogël falas, por vetëm ata që paguajnë për një vend në pjesën e përparme të aeroplanit

Linja ajrore britanike ‘EasyJet’ do të ndaloj bagazhet nga 10 shkurt të vitit të ardhshëm brenda në bord, një lëvizje e cila do të nxisë më shumë njerëz të paguajnë për të zgjedhur vendin e tyre ose për të pasur një bagazh brenda, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch

Sipas rregullave të reja, të gjithë pasagjerët mund të sjellin një çantë të vogël falas, por vetëm ata që paguajnë për një vend në pjesën e përparme të aeroplanit ose një hapsirë shtesë, gjithashtu mund të sjellin një çantë më të madhe për t’u futur në dollapin e sipërm.

EasyJet po fluturon me vetëm 20% të kapacitetit të tij këtë dimër për shkak të kufizimeve të udhëtimit që lidhen me pandeminë dhe ka thënë se vazhdon të rishikojë opsionet për fonde shtesë pasi ka pasur një humbje vjetore prej 1.3 miliard paund.

Linja ajrore tha se rregullat e reja të bagazhit, të cilat sjellin afrimin e saj në përputhje me rivalin më të madh Ryanair, do të ishin pozitive për klientët, përcjell tutje albinfo.ch