Futboll

Dy yjet shqiptare shkëlqejnë në skuadrat evropiane

Mbrëmë Roma fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Real Sociedad në “Olimpico”, në një sfidë që ishte shumë e gjallë nga të dyja anët, përcjell albinfo.ch.

Vendasit gjetën golin në minutën e 13-të me El Shaarawy që gjeti rrjetën pas asistit të Abraham. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat tentuan portat respektive, megjithatë në minutën e 87-të Roma vulosi fitoren me Marash Kumbullën.

Shqiptari që e nisi këtë sfidë në minutën e 46-të, pas një goditje nga këndi të Dybala, e dërgoi topin në rrjetë me goditje me kokë dhe më pas bëri festimi e veçantë, duke treguar se së shpejti do të bëhet baba.

Sporting-Arsenal u ndanë me barazimin 2-2. “The Gunners” zhbllokuan sfidën në minutën e 22-të me Saliba, ndërsa Sporting barazoi në minutën e 34-të me Inacio.

Në minutën e 55-të Arsenal u shtang kur Paulinho realizoi golin e dytë për vendasit, por në minutën e 62-të me Xhakën që po afronte topin drejt portës së kundërshtarëve, Morita tentoi ta largojë, por e dërgoi topin në rrjetë, duke bërë autogol. Kështu përballjet mes këtyre dy skuadrave do të vuloset në “Emirates Stadium”.