Shkurt.ch

Dy të rinj shqiptarë theren rënd në Gjenevë

Të shtunën në mbrëmje një shqiptar u shtri në spitalin kantonal të Gjenevës pasi u godit tri herë me thikë. Sipas dëshmisë së një miku, viktima njëzetvjeçar ka mushkëritë e therura, shpinën dhe qafen e dëmtuar. Ndërsa, një person tjetër ka marrë një thikë prapa veshit, e cila rezultoi me një prerje prej 6 centimetrash afër trurit të vogël. Çfarë mund të ketë ndodhur në këtë park, shtrojnë pyetjen mediat zvicerane?

Ishte mesnatë, disa adoleshentë festonin një ditëlindje. “Dy burra shqiptarë erdhën dhe u shtinë se ishin të ftuar”, tregon një nxënës për “20 minutes”, i cili ishte në vendin e ngjarjes. Në një moment ata janë larguar nga grupi të shoqëruar nga dy të tjerë. Pastaj, edhe pse asgjë nuk është e qartë, “ata filluan të përleshën, ndërsa ne ishim larg”, tregon nxënësi.

I detyruar të tërhiqte thikën vetë

Gjërat u keqësuan kur tre të rinj të tjerë “arrijnë nga gjetiu”, përzihen në përleshje, duke shpërndarë grushte rreth e çark. E gjithë kjo përfundon me gjakderdhje. Djaloshi tërheq thikën vetë nga koka e tij, para se të vinte ambulanca, ndërsa një numër i madh i patrullave policore arritën në vendin e ngjarjes.

Të plagosurit pohojnë para policisë se shkak i grindjes ishte një vajzë. Një tezë e cila nuk bind fare policinë. Sipas policisë, ky rast ka më shumë të bëjë me trafikim droge.