Futboll
Duka zv.president i UEFA-s, vlerësim për futbollin shqiptar
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armend Duka, e ka quajtur “vlerësim të madh për futbollin shqiptar” zgjedhjen e tij si zëvendëspresident i shtëpisë më të madhe të futbollit, UEFA.
Ai ka theksuar se ky është vlerësim i madh që i bëhet punës së madhe që është bërë në këto vite, transmeton albinfo.ch.
“Komuniteti i futbollit shqiptar sot ka një vend në drejtimin e futbollit evropian dhe së bashku do të japim kontributin tonë për mbarëvajtjen dhe strategjitë zhvillimore të futbollit në të gjithë Evropën”, ka thënë Duka.
“26 shtatori 2023 do të mbetet një datë historike për futbollin shqiptar dhe jo vetëm sepse familja e madhe e futbollit evropian, UEFA, na besoi organizimin e Kampionatit Evropian për 17-vjeçarët në vitin 2025-të”, shkroi Duka.
Tutje, ai theksoi se përpara kanë shumë punë për të bërë në mënyrë që të mirëpresin kompeticionin e Kampionatit Evropian për 17-vjeçarët.
“Na presin sfida të rëndësishme, por së bashku me Qeverinë shqiptare, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, bashkitë e qyteteve që do të mirëpresin këtë kompeticion, do të arrijmë të bëjmë një organizim të shkëlqyer që do të nderojë Shqipërinë dhe futbollin tonë”, ka thënë Duka./Albinfo.ch
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor