Futboll
Dueli për vendin e tretë në Katar
Kroacia dhe Maroku do të përballen nesër pasdite në ndeshjen për pozitën e tretë në këtë Botëror
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq, në konferencën për media, një ditë para duelit me Marokun, ka thënë se skuadra e tij synon vendin e tretë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Kroacia dhe Maroku do të përballen nesër pasdite në ndeshjen për pozitën e tretë në këtë Botëror.
Strategu kroat tha se skuadra e tij do të jetë pa disa lojtarë shkak i lëndimeve nga ndeshjet e kaluara, megjithatë, ai beson se të besuarit e tij, do ta fitojnë ndeshjen kundër Marokut.
“Gvardiol ka luajtur me dëmtim në këmbë, ka probleme edhe Brozoviq. Për ndeshjen e vendit të tretë do të rreshtoj vetëm lojtarë të gatshëm për të luajtur, do të bëjmë gjithçka për të fituar”, tha ai.
“Ne duam të përfundojmë të tretët. Do të bëjmë gjithçka për medaljen e bronztë dhe për një vend në podium”, theksoi Daliq.
Ndeshja Kroaci-Marok nis në orën 16:00, transmeton albinfo.ch.
Walid Regragui, trajneri i surprizës së madhe të Botërorit, Marokut, prezanton finalen për vendin e tretë kundër Kroacisë. “Nuk është finalja që donim, por është një moment i madh për ne. Lodhja është një faktor i rëndësishëm. Është një sfidë që duam ta kapërcejmë për të përfunduar të tretët. Qëllimi është të përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, komentoi ai në konferencën për shtyp.
“Do të bëjmë gjithçka për të përfunduar në vendin e tretë. Mesazhi është se na ka mbetur edhe një ndeshje, djemtë e kanë kuptuar mirë që të jesh i treti nuk është njësoj si të jesh i katërti. Disfata është tretur mirë mendoj. Nuk ka nevojë për detaje motivimi, ne luajmë për vendin tonë. Nuk është finalja që donim të luanim, por qëllimi është gjithmonë të përfundojmë sa më lart. Pas Portugalisë mendova se mund ta fitonim Kupën e Botës”.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës