Tematike

Druri, lënda më e kërkuar në Zvicër

Drutë e zjarrit janë shumë të kërkuara në Zvicër

Ngrohja me dru është shumë më e shtrenjtë.

Nuk janë vetëm çmimet për lëndët djegëse fosile, naftës dhe gazit që janë rritur ndjeshëm në Zvicër. Edhe ata që mbështeten në energjitë alternative, si drurin, si lëndë djegëse, aktualisht duhet të gërmojnë më thellë në kuletat e tyre, raporton SRF, transmeton Albinfo.ch.

Peleti është shtrenjtuar për 46 për qind më shumë se një vit më parë.

“Në përgjithësi, mund të përmbledhim se rritja është për shkak të kostove më të larta të prodhimit”, tha Peter Lehmann, President i Shoqatës “proPellets”. Përveç përpunimit, druri është edhe më i shtrenjtë, përcjell Albinfo.ch.

Vitin e kaluar janë ndërtuar pothuajse 50 për qind më shumë sisteme ngrohjeje me bazë peleti se në vitin 2020, gjë që ka rritur kërkesën për pelet. Megjithatë, Lehmann supozon se çmimi nuk do të ulet në afat të mesëm; druri si lëndë e parë është shumë e kërkuar në situatën aktuale.