Shkurt.ch

Dorëhiqet zbuluesi i rastit Hildebrand

Lei në një sqarim për mediet ka thënë se ka dhënë dorëheqje pa presion nga posti i anëtarit të komisionit parlamentar për drejtësi

Politikani i SVP-UDC nga kantoni Thurgau, Herman Lei, ka dhënë dorëheqje nga Komisioni Juridik i Parlamentit të kantonit në fjalë. Lei, 39 vjeçar, që me profesion është avokat, është bërë i njohur për manipulimin dhe transmetimin e të dhënave bankare në rastin Hildebrand.

Arsye për dorëheqjen e tij është fakti se ndaj tij është iniciuar ndjekje penale. Po kështu, atij i është bërë presion për dorëheqje edhe nga anëtarët e parlamentit, veçanërisht nga ata të Partisë Socialdemokrate, shkruan drs.ch.

Ndërkaq, vetë Lei në një sqarim për mediet ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga posti, pa pasur presion për të bërë këtë.