Literaturë

Do të promovohen katër libra të ISEAL në Zvicër

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka nderin t’ju ftojë në promovimin e katër botimeve për vitin 2019 nga Instituti Zviceran për Studime Shqiptare (ISEAL).

Pjesëmarrës do të jenë: Dr. Olivier Meuëly, historian, kuadër i lartë në Kantonin Vaud, autor, anëtar i Këshillit të Fondacionit ISEAL-it, Driton Kajtazi, autor, mësimdhënës Kolegjin Léon-Michaud (Yverdon VD), drejtor i ISEAL-it.

BOTIMET:

Kosova: Histori e pranishme e një shteti të ri (aktet e Simpoziumit shkencor me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të mbajtur në Universitetin e Lozanës)

Kosova: Histoire présente d’un nouvel état (botim në gjuhën frënge, aktet e simpoziumit shkencor me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të mbajtur në Universitetin e Lozanës)

Rrënjë për tu rritur gjetiu (tekstet e tri çmimeve të para të një konkursi letrar të mbajtur nga Universiteti i  Lozanës dhe ISEAL, botim në gjuhët frënge dhe shqipe)

Urtësi nga Kosova (botim në gjuhët shqipe, frënge, gjermane, italiane dhe angleze.)

DATË: 7 qershor, 2019 (e premte)

Koha: 18:00

VENDI: Eugen Huber-Strasse 19a 8048 Zürich

KONFIRMIMET: [email protected]