Shkurt.ch
Dimri “sulmon” Zvicrën pas motit me vapë
Rreth 28 gradë celsius sa ishte shënuar pasditen e të premtes, të dielën, paradite temperaturat kishin rënë në 11 gradë
Dita e djeshme në Zvicër ka shënuar një ndryshim të madh të motit, nga vera pothuaj në dimër. Nga rreth 28 gradë celsius sa ishte shënuar pasditen e të premtes, të dielën, paradite temperaturat kishin rënë në 11 gradë.
Por, jo vetëm kaq. Gjatë tërë pasdites së të dielës në shumë pjesë të Zvicrës ka reshur edhe borë. Më së shumti kjo ka ndodhur në Arosa, ku bora e parë e kësaj stine ka mbërritur lartësinë deri në 50 cm.
Po ashtu me dëborë janë mbuluar edhe regjione tjera, si pika të caktuara të Engadinit. Atje ka pasur boprë me trashësi nga 30 deri 35 cm. Ndërsa edhe në lokalitetet në lartësi rreth 1000 metra, si në Andeer bora kishte bërë punën e vet.
Por, siç njoftojnë stacionet meteorologjike, ky invazion i parakohshëm i dimrit do të jetë jetëshkurtër. Të martën do të zbuten temperaturat ndërsa nga e mërkura ato do të ngrihen deri në 22 gradë, kur sërish do të kemi kthim të një vere të vonë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor