Shkurt.ch

Dick Marty emërohet në Organizatën Botërore Kundër Torturës

Organizata Botërore kundër Torturës (OMCT) ka emëruar senatorin zviceran Dick Marty si një nga zëvendëspresidentët e Organizatës

“Ne i gëzohemi bashkëngjitjes së Dick Marty në Këshillin Ekzekutiv të OMCT-së. Përvoja, kredibiliteti dhe guximi i tij në luftën kundër torturës dhe pandëshkueshmërisë kanë qenë shembullore dhe janë një pasuri e madhe jo vetëm për OMCT-në por edhe për lëvizjen kundër torturës” ka nënvizuar presidenti i OMCT-së Yves Berthelot, në një deklaratë të lëshuar dje.

“Unë besoj se është koha për të ripërtërirë përpjekjet tona në një mënyrë të plotë për të rivendosur ndalimin absolut të torturës dhe trajtimeve mizore, çnjerëzore ose poshtëruese. Ne duhet të vendosim masa efektive për mbrojtjen dhe t’i japim fund mosndëshkimit që vazhdon në shumicën e vendeve të botës. Pa përgjegjësi për aktet e kryera të torturës, ne nuk mund të parandalojmë torturën në të ardhmen”, tha Dick Marty me rastin e emërimit të tij si zëvendëspresident i Organizatës Botërore Kundër Torturës.

OMCT është koalicioni kryesor ndërkombëtar i OJQ-ve në luftën kundër torturës.