Dhunoi dhe abuzoi seksualisht vajzën e tij, shqiptari dënohet me 20 vjet burgim në Francë

Një kosovar rreth të pesëdhjetave është dënuar me 20 vjet burgim për dhunimin e vajzës së vet në Francë, raporton “Actu.fr”, përcjell albinfo.ch. Vendimi i Gjykatës së Meuse Assize vendosi në favor të vajzës që ishte viktimë e incestit nga babai i saj për një dekadë.