Shkurt.ch

Dezertimi nuk është bazë për azil

Komisioni për politikë shtetërore i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, me shumicë votash ka vendosur që të pamundësohet kërkimi i azilit në përfaqësitë diplomatike të Zvicrës jashtë vendit. Po kështu, sipas vendimit të këtij komisioni, as dezertimi nga ushtria ose ikja nga detyrimi ushtarak nuk do të jetë më bazë legale për kërkimin e azilit në Zvicër.

Një kufizim tjetër është edhe ai që parashikon humbjen e të drejtës për kërkim të azilit për të gjithë ata që brenda tri javëve nuk u paraqiten autoriteteve të këtushme.

Vendimet e komisionit janë marrë me 16 vota për dhe 8 kundër.

Këto janë vendimet e para të këtij komisioni në kuadër të revizionit më të ri të ligjit mbi azilin.