Futboll

Detajet e fundit për huazimin e Januzajt te Basaksehir

Adnan Januzaj së shpejti pritet të largohet nga Sevilla dhe të zyrtarizohet te skuadra e re.

Sulmuesi kosovar me pasaportë zvicerane nuk pati mundësi të largohej gjatë afatit kalimtar dimëror, por karrierën pritet ta vazhdojë në Turqi, ku afati mbetet ende i hapur edhe për disa ditë.

Mediat në Turqi kanë raportuar se skuadra nga Stambolli, Istanbul Basaksehir, po këmbëngul për transferimin e anësorit kosovar.

Agjentja e Januzajt, Rafaela Pimenta, është në bisedime me skuadrën turke dhe në 48 orët e ardhshme pritet që Januzaj të udhëtojë drejt Stambollit për vizitat mjekësore.

Bëhet fjalë për një huazim nga Sevilla te Basaksehir me klubin turk që ka opsionin e blerjes.