Shkurt.ch

Deri në 3 vjet burg për ngasje pa patentë shoferi!

Ngasja e veturave nga personat që nuk kanë fare patentë shoferi duhet të sanksionohet më ashpër se deri më tash. Kështu ka vendosur dhoma e kantoneve e Parlamentit Federal sot. Deri më tash, ka pasur vetëm dënime me gjobë në të holla ndërsa tash e tutje, edhe me burg.

Më parë dhoma nacionale e parlamentit pati kërkuar që lartësia e dënimit për ngasje pa patentë të jetë po aq sa edhe për personat që ngasin makinat edhe pasi u është marrë patenta. Dhe kjo nënkupton që dënimi për këtë kundërvajtje të jetë heqje lirie nga dy deri në tre vjet!