Shkurt.ch

Dërgesat ruse të gazit çalojnë kur është më së ftohti!

Zvicra, 30 për qind të nevojave të veta për gaz i mbulon me gazin që vjen nga Rusia

Vala e temperaturave të ulëta që ka përfshirë gjithë Evropën, përfshirë edhe Rusinë ka vështirësuar bartjen e gazit rus në disa vende të BE-së, që varen nga dërgesat të cilat vijnë përmes Gazprom-it.

Sipas komisionit të BE-së për energjetikë, këto dërgesa janë reduktuar për rreth 30 për qind. Mirëpo, mungesat nuk do të ndjehen as nga ekonomitë familjare dhe as nga industria, sigurojnë në BE, për shkak se depot kanë sasi të mjaftueshme të gazit rezervë.

Nga ana tjetër, Gazprom arsyetohet se kërkesat për gaz në BE janë më të mëdha se sa ata munden të prodhojnë, shkruan news.search.ch.

Zvicra, 30 për qind të nevojave të veta për gaz i mbulon me gazin që vjen nga Rusia, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Po kështu, as në Zvicër nuk priten mungesa gazi, as për industrinë dhe as për ekonomitë familjare.