Kosova

Deputetja e VV-së: Opozitës ua prishëm matematikat

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka bërë të qartë se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë që në procedurë të rregullt të bëjë ndryshimet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ajo ka thënë se kjo do të bëhet për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. “Dje ranë maskat. Ua prishëm matematikat, prandaj gjithë kjo histeri.

Ne vazhdojmë me procedurë të rregullt të bëjmë ndryshimet e nevojshme për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Mërgata, vlerë për Kosovën, kërcënim për hajnat e të korruptuarit”, shkruan ajo në një postim në Facebook.