Lajme

Cyrihu paralajmëron për rrëshqitje dheu në pyjet e qytetit

Për shkak të reshjeve të dendura të ditëve të fundit, ka gjasa që mund të ketë rrëshqitje të dheut në Uetliberg dhe Entlisberg, siç shkruan qyteti i Cyrihut në një komunikatë për media.

Föhreneggweg në Uetliberg është aktualisht i mbyllur dhe ndoshta do të qëndrojë i tillë deri në fillim të korrikut. Një devijim nëpërmjet Uetlibergweg është sinjalizuar, transmeton albinfo.ch.

Sihluferweg në Entlisberg gjithashtu pritet të qëndrojë i mbyllur deri në fund të qershorit. Përveç kësaj, pjesa e poshtme e shtegut të biçikletave Triemli nga Sädlen është gjithashtu e mbyllur deri në mes të qershorit, shkruan 20minuten.

Autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët të respektojë tabelat dhe barrierat dhe të mos i përdorë shtigjet e mbyllura për sigurinë e tyre.