Shkurt.ch

Cyrihu, mbi 3 orë pa rrymë

Gjatë kohës së mungesës së rrymës elektrike janë bllokuar të gjithë tramvajet dhe trolejbusët që qarkullojnë rreth qendrës

Një ndërprerje e energjisë elektrike ka paralizuar sot për më shumë se tri orë të tëra pjesë të qendrës së qytetit të Cyrihut. Të prekura kanë qenë më tepër kuartet 1, 6 dhe 8 të qytetit.

Gjatë kohës së mungesës së rrymës elektrike janë bllokuar të gjithë tramvajet dhe trolejbusët që qarkullojnë rreth qendrës. Në vend të tyre, ndërmarrja e trafikut urban ka futur në qarkullim autobusët që lëvizin me benzinë.

Ndërkohë, i paprekur nga kjo ndërprerje ka mbetur stacioni qendror hekurudhor i Cyrihut dhe rrjeti hekurudhor i qytetit. Por janë goditur shumë lokale afariste, ekonomi familjare dhe shtëpi mediale.

Nga ora 13.41 është rregulluar defekti që ka shkaktuar mungesën e rrymës elektrike.