Shkurt.ch

Cyrihu, i dyti në botë, për kualitet të jetës

Përveç Cyrihut, në mesin e dhjetë vendeve të para janë edhe Gjeneva, në vendin e tetë dhe Berna, në vendin e nëntë

Qyteti i Cyrihut zë vendin e dytë në botë për nga kualiteti i jetës. Ashtu sikur dhe në vitin e kaluar, vendin e parë në ranglistën e bërë nga firma Mercer, e ka zënë qyteti i Vjenës.

Përveç Cyrihut, në mesin e dhjetë vendeve të para bëjnë pjesë edhe Gjeneva, në vendin e tetë dhe Berna, në vendin e nëntë. Ndërsa në rang të njëjtë me Bernën (po kështu në vendin e nëntë) është Kopenhaga e Danimarkës.

Shumica e 25 qyteteve të radhitura në këtë listë janë qytete evropiane, ndërkohë që kryeqyteti i Zelandës së re, Auckland zë vendin e tretë.

Për të bërë vend në këtë ranglistë vlerësohen kritere të ndryshme që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës. Vitin e kaluar, kur Vjena i kishte zënë po ashtu Cyrihut vendin në krye të listës, ishte thënë se kjo kishte ndodhur falë ofertës së madhe artistike të metropolit austriak.

Ndërkaq, në një listë paralele, që ka të bëjë vetëm me sigurinë, prinë Luksemburgu ndërsa Berna është e dyta dhe Cyrihu i katërti dhe Vjena, e pesta.