Tematike
Cyrihu do të heqë taksën e pasaportës për të rinjtë nën 25 vjeç
SVP kritikon këtë ofensivë të natyralizimit dhe kërkon referendum kundër saj. Sipas partisë në fjalë qyteti kështu "po e dhuron" shtetësinë zvicerane
Në qytetin e Cyrihut, të huajt nën moshën 25 vjeç që duan të natyralizohen nuk do të duhet të paguajnë më taksën komunale.
Heqja dorë nga tarifat është e fundit në një seri masash nga Qyteti i Cyrihut, në këtë mënyrë po bën një hap për të mbajtur sa më të ulët barrierën e natyralizimit.
SVP kritikon këtë ofensivë të natyralizimit dhe kërkon referendum kundër saj. Sipas partisë në fjalë qyteti kështu “po e dhuron” shtetësinë zvicerane, shkruan srf.ch.
Më tutje mediumi në fjalë prezanton përvojën e një këshilltareje komunale, me prejardhje të huaj, lidhur me natyralizimin, transmeton albinfo.ch.
Nadia Huberson ka lindur në Zvicër dhe ka jetuar këtu gjatë gjithë jetës së saj. Megjithatë, vajza e prindërve francezë nuk mund të votonte dhe të votohej për shumë vite sepse nuk ishte shtetase zvicerane. Pranda, Huberson flet nga përvoja personale kur thotë: “Sidomos për të rinjtë, prindërit e të cilëve nuk kanë pasaportë zvicerane, kjo është veçanërisht e vështirë, madje edhe zhgënjyese, sepse të rinjtë përjashtohen kështu nga të drejtat politike”.
Më vonë, Nadia Huberson, si këshilltare nga SP në asamblenë Cyrihut, së bashku me Përparim Avdilin (FDP) dhe disa asamblistë të tjerë, ka bërë mocionin për heqjen e taksës së natyralizimit për të rinjtë nën 25 vjeç, shkruan albinfo.ch.
Në vitin 2012, kur ishte në mes të të njëzetave, Huberson ishte natyralizuar në vendin e saj të banimit në Cyrih. Gjashtë vjet më vonë ajo u zgjodh në parlamentin e qytetit të Cyrihut .
Natyralizimi falas për të huajt nën 25 vjeç ishte një nga përpjekjet e saj të para në këtë cilësi. Taksa e qytetit prej 250 frangash është një pengesë e panevojshme për të rinjtë që duan të natyralizohen, thotë Huberson: “Çështja e shtetësisë nuk duhet të jetë çështje e kostos”.
Çështja u prit me interes në qeverinë e qytetit të Cyrihut. Në vitin 2017, qyteti tashmë u kishte dërguar një letër 40,000 të huajve duke i inkurajuar të natyralizohen. Arsyeja ishte ashpërsimi që pritej i praktikës zvicerane të natyralizimit, përcjell albinfo.ch. Si rezultat, numri i natyralizimeve në Cyrih u rrit ndjeshëm.
Nga ana tjetër, SVP, parti kjo që në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut është në pakicë, ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi. Mauro Tuena, kryetar i SVP-së së Cyrihut, shürehet “i bezdisur” për këtë “falje” pasaportash. Kjo, sipas tij, dërgon sinjal plotësisht të gabuar se shtetësia është e pavlefshme. “Nëse unë, thjesht mund të klikoj në diçka në internet dhe pas kësaj më vjen pasaporta zvicerane, pa pasur nevojë të paguaj ndonjë taksë, kemi të bëjmë me dhurim të shtetësisë zvicerane”.
Por, pavarësisht protestës së SVP, natyralizimi falas për të rinjtë në parlamentin e qytetit të Cyrihut, të mbizotëruar nga të majtët, do të kalojë pa asnjë problem. SVP tashmë po kërcënon me referendum. Kjo do të thotë që njerëzit në Cyrih, duke përfshirë edhe ata që janë natyralizuar, do të jenë në gjendje të vendosin në kutitë e votimit për ose kundër natyralizimit pa pagesë.
Lidhur me këtë çështje, muaj më parë për albinfo.ch kishte folur njëri nga bartësit e mocionit tashmë të miratuar, Përparim Avdili.
“U deshën pothuajse dy vjet që mocioni i bërë nga Nadia Huberson, Isabel Garcia, Marcel Bührig, Shaibal Roy dhe unë, të dilte në debat. Dhe pikërisht për këtë, kënaqësia është më e madhe kur shohim se një shumicë e qartë (99 pro dhe 18 kundër) ka vendosur sot të heqë taksat e qytetit për natyralizim për të rinjtë deri në moshën 25 vjeçare.
Një pengesë e rëndësishme më pak dhe një gëzim më shumë. Edhe një herë, bashkëpunimi i shkëlqyeshëm jopartiak midis PS, FDP, GLP dhe të Gjelbërve përmes Secondas Zürich po jep fryte. Shumë faleminderit!”.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes