Lajme

Cyrih: Organizohet akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Agim Ramadanit

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë i ka ftuar bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër të marrin pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Agim Ramadanit.

Sipas njoftimit, akademia do të mbahet më 23 qershor, nga ora 13:00, në Cyrih.

“Në 25-vjetorin e rënies heroike të heroit Agim Ramadani, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju fton në akademinë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së tij. Adresa: Gemeindesaal Zollikon Rotfluhstrasse 96, 8702, Zollikon, Zurich”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.