Shkurt.ch

CVP-PDC kërkon bashkim me BDP-PDB

Kryetari i seksionit të Aargaut të CVP-PDC-së, Franz Hollinger, e ka konfirmuar këtë synim, për gazetën "Sonntag"

Me synimin për të forcuar qendrën në spektrin politik të Zvicrës, seksioni i kantonit Aargau i CVP-së ka dalë me propozimin për fuzionim të kësaj partie me BDP-PBD (Partinë Borgjeze Demokratike).

Kryetari i seksionit të Aargaut, Franz Hollinger, e ka konfirmuar këtë synim, për gazetën “Sonntag”. Me këtë rast ai ka thënë se në konferencën e kryetarëve të seksioneve të partisë, që mbahet më 22 nëntor do të bëjë një kërkesë për bisedime që do të çonin drejt fuzionimit të dy partive.

Për faktin se kjo konferencë nuk ka kompetencën për të marrë vendim të kësaj natyre, ai ka thënë se ky propozim do të jetë një “balonë provuese”.

Hollinger ka marrë një refuzim të vendosur nga seksioni i Aaragut i BDP-së për synimin e tij fuzionues. Kryetari i BDP-së, Hans Grunder është shprehur të shtunën kundër një bashkimi partish.