Shkurt.ch

Credit Suisse përjashton “vetëm” punëtorë jashtë Zvicrës

Kështu ka bërë të ditur kryetari i këshillit menaxhues të CS, Urs Rohner

Pas lajmit të publikuar ditë më parë për shuarjen e 3500 vendeve të punës, banka e dytë për nga madhësia në Zvicër, Credit Suisse, ka qetësuar opinionin me sqarimin që ka dhënë.

Në këtë numër të madh të punëtorëve që do të pushohen nga puna, nuk do të ketë pothuaj fare të tillë që punojnë në territorin e Zvicrës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i këshillit menaxhues të CS, Urs Rohner për radion zvicerane DRS.

Se në cilat vende dhe në cilët lëmenj do të ketë shkurtime, Rohner nuk e ka bërë të qartë.