Shkurt.ch
“Concordia” përplaset në brigjet e ishullit italian
“Ka tre të vdekur që janë verifikuar”, ka lajmëruar Xhuzepe Linardi, një zyrtar i lartë i sigurisë publike në Groseto të Italisë
Tre njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur, pasi një anije udhëtimi italiane, me më shumë se 4000 njerëz në të, u përplas mbrëmë në rërë dhe u lakua, duke shkaktuar skena të panikut.“Ka tre të vdekur që janë verifikuar”, ka lajmëruar Xhuzepe Linardi, një zyrtar i lartë i sigurisë publike në Groseto, duke shpjeguar vështirësitë në procesin e shpëtimit, që çoi në konfuzione lidhur me shifrën e të vdekurve.
Në bord ishin edhe 69 zviceranë, por nuk është raportohet nëse ndonjëri prej tyre ka pësuar lëndime nga aksidenti i anijes
Anija “Costa Concordia” ishte duke udhëtuar nëpër Mesdhe, kur ngeci në rënë në afërsi të ishullit Giglio, në kohën kur udhëtarët ishin ulur për të darkuar. Disa prej tyre, nga paniku, kërcyen menjëherë në ujin e akullt.
“Kishte skena paniku sikurse në Titanik. Ne ngecëm në rërë, në shkëmbinjtë afër ishullit të Giglios. Nuk e di se si mund të ketë ndodhur një gjë e tillë. Kapiteni është i çmendur”, citohet të ketë thënë një udhëtare, Mara Parmexhani, për mediat italiane.
Zyrtarët lokalë thonë se të paktën 14 persona janë lënduar. Nga ana tjetër, rreth 20 njerëz janë shpëtuar me helikopterë.
“Concordia” është ndërtuar në vitin 2006 dhe ishte nisur nga Roma, ku më pas do të ndalonte në Savona, Marsejë, Barcelonë, Palma de Mallorca, Cagliari dhe Palermo, sipas kursit të lundrimit.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara