Shkurt.ch

Coca cola e re, pa materie kancerogjene

Për t`i ikur detyrimit që në shishe të vendosin etiketat me paralajmërimin "kancerogjen", Cola ka modifikuar procesin e prodhimit

Prodhuesit e pijeve më të përhapura joalkoolike në botë, Coca Cola dhe Pepsi kanë vendosur të ndryshojnë recepturën e pijeve. Sipas disa studimeve, dilte se materia e cila pijeve të përmendura u jepte ngjyrën karakteristike të kafesë kishte përmbajtje kancerogjene.

Kështu, autoritetet shëndetësore të Kalifornisë, materien në fjalë tashmë e kishin futur në listën e materieve me efekt të dëshmuar kancerogjen.

Por, për t`i ikur detyrimit që edhe në shishet e tyre të vendosin etiketat me paralajmërimin “kancerogjen”, ka urdhëruar prodhuesit të modifikojnë procesin e prodhimit.

Sidoqoftë, rreziku për kancer nga kjo pije ka qenë mjaft simbolik. Për të pësuar nga efekti kancerogjen i coca colës njeriut i duhet të pijë më shumë se 1000 kanoçe në ditë