Lajme

CNN hyn në Ballkan

Televizioni do të nisë punën në fillim të vitit 2014 dhe thuhet se do të ketë më shumë se 15 milionë shikues.

Kanali informativ i lajmeve N1, në bashkëpunim me rrjetin më të madh televiziv CNN, së shpejti do të fillojë transmetimin e programit në Ballkan, raporton e përditshmja serbe “Blic”

Drejtori i N1 është reporteri i dikurshëm i CNN-së, Brent Sadler.

N1 do të emitojë program në tri qendrat më të mëdha, në Beograd, Zagreb dhe Sarajevë dhe në qendrat e tjera lokale, të vendosura në qytete anembanë rajonit. Gazeta nuk i përmend qytetet e tjera. Televizioni do të nisë punën në fillim të vitit 2014 dhe thuhet se do të ketë më shumë se 15 milionë shikues.

“Bashkëpunimi me CNN sjell përvoja të vlefshme në fushën e gazetarisë. N1 do të zhvillojë përmbajtje specifike të bazuar në lajme nga rajoni, duke raportuar nga të gjitha tri qytetet e mëdha në të njëjtën kohë”, tha Sadler për Al Jazeera në Ballkan.